Rama krah Kurtit në 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, momenti i ngritjes së flamurit në Vlorë

14:08 | 28 November 2024
rama-krah-kurtit-ne-112-vjetorin-e-pavaresise-se-shqiperise,-momenti-i-ngritjes-se-flamurit-ne-vlore

Si çdo vit, Vlora, qyteti simbol i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë mikpriti sot në përvjetorin e 112 qindra qytetarë në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit.

Në këtë ceremoni Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shfaq krah personaliteteve më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës, e cila u përfaqësua nga kryeministri Albin Kurti.

Pasi vendosën një kurorë me lule dhe u përkulën në shenjë respekti pranë vendprehjes monumentale të Ismail Qemalit, ata u janë bashkuar festimeve që nisën në sheshin e Flamurit me Himnin Kombëtar.

Një nga momentet kryesore të kësaj Ditës së Flamurit Kombëtar dhe kremtimit të 112 vjetorit te Pavarësisë ishte dhe ngritja e flamurit një traditë që zhvillohet çdo vit në këtë festë të madhe për të gjithë shqiptarët.

Komento: