Rama kritikon Hekuran Muratin: Paratë janë për qytetarët, jo me i mbajtë turshi

23:25 | 10 Maj 2023

Kryetari i komunës së Prishtinës ka kritikuar Ministrinë e Financave duke thënë që nuk po e bën punën si duhet.

Rama u shpreh se nuk ka bashkëpunim të mirë me ministrin Murati ashtu si me ministrisë e tjera teksa shtoi se edhe ka ankesa edhe nga ministritë e Qeverisë Kurti për ministrin Murati duke thënë se është dorështrenguar.

“Duhet që fondet t’i kemi tash. Po them, që ministritë të ndryshme ankohen në ministrin e Financave vet, është një ide e mbrapshtë me ruajt pare, paratë, taksat janë për qytetarët, nuk janë për me i mbajt turshi”, ka thënë Rama në RTV Dukagjini.

I pari i Prishtinës tha se me Ministrinë e Arsimit kanë nbashlkëpuni, të shlëqyer, teksa ripërsëriti se Ministria e Financave është ajo që po sjell probleme për kryeqytetin.

“Kemi bashkëpunim shumë të mirë, kemi filllu me ndërtu edhe shkolla edhe çerdhe me MAShT-in. Me gjitha ministritë kemi bashkëpunim të mirëfilltë, përveçse me Ministrinë e Financave. Po vazhdoj me besu që nuk është e qëllimshme, por është gabim teknik”, tha Rama.

Një muaj më parë kryetari i Prishtinës kishte adresuar këtë çështje duke akuzuar Ministrinë e Financave duke thënë se kjo ministri po bllokon bartjen e të hyrave vetanake të komunave nga vitet paraprake.

Rama kishte bërë të ditur se 28.8 milionë euro të parapara për 172 projekte kapitale të Kryeqytetit për këtë vit të cilat Qeveria po ua bllokon dhe kishte thënë që mjetet e të hyrave vetanake të Prishtinës dhe të komunave të barten urgjentisht, në të kundërtën ka thënë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Komento: