Rama: Lirohen dy rrugë në kryeqytet për rigjenerim urban

18:37 | 02 Shtator 2023
rama:-lirohen-dy-rruge-ne-kryeqytet-per-rigjenerim-urban

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se rrugët “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha” janë të liruara dhe të gatshme për të filluar me punime.

“Shpejt do të transformohen në hapësira praktike e më të bukura në shërbim të qytetarëve”, shkroi Rama.

Që nga 1 shtatori, këto rrugë nuk janë me funksionale për asnjë mjet motorik.

Komento: