Rama mbërrin në Gjermani për ndeshjen Shqipëri – Itali: Do të isha mirë me një barazim

16:52 | 15 Qershor 2024
rama-mberrin-ne-gjermani-per-ndeshjen-shqiperi-–-itali:-do-te-isha-mire-me-nje-barazim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkuar në Gjermani për të përcjell ndeshjen e Shqipëri – Itali, e cila zhvillohet sonte në pora 21:00 në Dortmund.

Para ndeshjes, ai ka dhënë edhe një intervistë për median italiane “Tuttosport”, ku ka treguar dëshirën e madhe të tij për ndeshjen e sotme.

Rama, i cili është një tifoz i Italisë, ka thënë se është hera e parë në jetën e tij që shpreson që Italia të mos fitojë.

Ai ka vlerësuar se do të ishte i kënaqur edhe me një barazim.

“Do të jetë hera e parë (dhe shpresoj e fundit) në jetën time që do të shpresoj që Italia të mos fitojë një ndeshje në Kampionatin Evropian. Por në çdo rast do të isha mirë me një barazim, i cili, për kuqezinjtë tanë, do të ishte si një fitore. E di që barazimi me Shqipërinë do të ishte fillimi i provës kundër Spallettit, por, për fat të keq, nuk mund të uroj asgjë më shumë se një barazim për Italinë”, ka thënë Rama.

Ai ka treguar se nga çka duhet të kenë sonte frikë italianët.

“Duhet t’i frikësohemi epërsisë së qartë të Shqipërisë në tribuna, ku sigurisht fitojmë, frymës së “hakmarrjes” së djemve të Sylvinhos dhe faktit që skuadra jonë nuk ka asgjë për të humbur. Mund të përfundojë në çfarëdo mënyre”, është shprehur Rama.

Ndërsa në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka treguar se tashmë ka arritur në Gjermani.

Komento: