Shqipëria po vazhdon ta luftojë koronavirusin.
Dielli po bëhet çdo ditë e më i ngohtë, por fatkeqësisht këtë viti nuk mund ta shijojmë në bregdet.
Prandaj edhe një gazetare e programit të mëngjesit “Aldo Morning Shoë”, ka dalë me bikini në ekran dhe shfaqet përpara godinës së Kryeministrisë.
Siç shihet dhe në foton e mësiperme, brunja ka veshur një palë bíkini të zeza, ka hedhur sipër diçka të verdhë dhe me një rrip të verdhë në kokë, të lidhur fjongo.
Ajo veshje është mjaft e zakonshme për në bregdet, por në bulevardin kryesor të Tiranës, qytetarëve iu ka tërhequr vëmendjen.
Gazetarja ka raportuar me bíkini pranë zyrës së kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që ky i fundit për shkak të masave të ndëmarra për parandalimine e koronavirusit e ka ndaluar të shkosh në plazh.