Rama: Më shumë hapësirë për më shumë fëmijë në Prishtinë

10:36 | 18 Shtator 2023
rama:-me-shume-hapesire-per-me-shume-femije-ne-prishtine

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se fëmijëve në Institucionin Parashkollor ‘’Ardhmëria’’ do të kenë më shumë hapësirë.

Po ashtu i pari i kryeqytetit ka bërë të ditur se ka filluar me ndërtimin e aneksit të çerdhes ‘’Ardhmëria’’, në lagjen ‘’Bregu i Diellit’’.

Postimi i plotë:

Më shumë hapësirë për më shumë fëmijë në Institucionin Parashkollor “Ardhmëria”.

Kemi filluar me ndërtimin e aneksit të çerdhes “Ardhmëria”, në lagjen “Bregu i Diellit” në Kryeqytet. Pas përfundimit të ndërtimit, fëmijët e lagjes do të kenë një super ambient shumë të përshtatshëm për aktivitetet që do t’i zhvillojnë nëpër klasë.

Komento: