Rama mesazh “flamingove”: Protesta nuk është më e juaja, u kthye në një arkmort politik

18:30 | 05 Korrik 2026
rama-mesazh-“flamingove”:-protesta-nuk-eshte-me-e-juaja,-u-kthye-ne-nje-arkmort-politik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar të shtunën në Tiranë, ku protestuesit vendosën edhe një arkmort simbolik në bulevard.

Përmes një mesazhi të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, të shoqëruar me një video, Rama iu drejtua pjesëmarrësve në protestë, duke u bërë thirrje të mos lejojnë që kauza e tyre të përdoret nga grupe me interesa politike.

Në videon e publikuar, kryeministri ndërthur pamjet e arkivolit simbolik të vendosur gjatë protestës me sekuenca arkivore nga ngjarjet e shtatorit 1998, kur pas ceremonisë mortore të deputetit Azem Hajdari u sulmuan institucionet shtetërore. Përmes këtij krahasimi, Rama sugjeron se simbolika e përdorur në protestë rikthen kujtime nga një prej episodeve më të rënda të përplasjes politike në vend.

Kreu i qeverisë thekson se nuk vë në dyshim shqetësimet e qytetarëve që morën pjesë në protestë, por pretendon se protesta është devijuar nga aktorë të tjerë, të cilët sipas tij synojnë të pengojnë rrugën europiane të Shqipërisë.

“Po, ishte krejt i pritshëm për mua. Sepse nuk është as e para dhe as e fundit Shqipëria, ku duar të stërvitura armiqsh e dashakëqinjsh ndaj shoqërive demokratike futen, marrin nën kontroll e bëjnë çmos të devijojnë protesta që lindin si shprehje e ndjenjave të sinqerta të qytetarëve”, shkruan Rama.

Komento: