Rama mirëpret vendimin Komerciales për rinisjen e punimeve në “Rrugën A”

12:31 | 21 Nëntor 2023
rama-mirepret-vendimin-komerciales-per-rinisjen-e-punimeve-ne-“rrugen-a”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur vendimin e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, ku ka shfuqizuar vendimin e Shkallës së Parë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për ndalimin e punimeve në “Rrugën A”.

Këtë vendim e ka cilësuar Rama si lajm të mirë për kryeqytetin.

“Lajm i mirë për Kryeqytetin! Rinisin punimet në rrugën ‘Xhim Xhema’ (Rruga A). Dhoma e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale aprovon ankesat tona dhe shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit”, ka shkruar Rama në Facebook.

Komento: