Rama ndan foto me Endrit Thaçin nga Marshi për Drejtësi: Të bashkuar për drejtësi, shtet e për kombin tonë

15:40 | 17 Shkurt 2026
rama-ndan-foto-me-endrit-thacin-nga-marshi-per-drejtesi:-te-bashkuar-per-drejtesi,-shtet-e-per-kombin-tone

Sot, në Prishtinë, është mbajtur Marshi për Drejtësi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë.

Nga kjo protestë ka ndarë foto kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

Rama ka postuar foto me Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

‘’Të bashkuar si NJË, për drejtësi, për shtet 🇽🇰 për kombin tonë 🇦🇱’’, ka shkruar ai.

Komento: