Rama në Kroaci, takohet me homologun Plenkoviç: Sulmi në Veri nuk mund të mbetet pa përgjigje!

15:23 | 02 Tetor 2023
rama-ne-kroaci,-takohet-me-homologun-plenkovic:-sulmi-ne-veri-nuk-mund-te-mbetet-pa-pergjigje!

Kryeministri Rama dhe homologu i tij kroat Andrej Plenkoviç dënuan ashpër dhunën e njësive paraushtarake serbe në veri të Kosovës, si dhe “heroizimin” e tyre nga Beogradi, duke kërkuar nga BE dhe Perëndimi të marrin masa kundër Serbisë.

Gjatë vizitës zyrtare në Zagreb, Rama në një konferencë për median në Banski dvori tha se agresioni i forcave paramilitare është po aq shqetësues sa edhe reagimi i Beogradit.

Kemi një krim, vrasjen e një punonjësi policie dhe kemi heroizimin e atyre që e kanë kryer”, tha kryeministri shqiptar, duke theksuar se kjo nuk duhet të jetë e pranueshme në Europë.

Nga ana e tij kryeministri kroat Plenkoviç theksoi se këto lëvizje “nuk mund të mbeten pa përgjigje” dhe se vendimi i Beogradit në ditën e zisë “pothuajse nënkupton identifikimin me atë që ka ndodhur”.

Ai theksoi nevojën e një hetim për të përcaktuar plotësisht se çfarë ka ndodhur, pas së cilës i dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të propozojë masa.

Komento: