Rama në Romë, shfleton para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet, se motra e Italisë s’të fal me njohuritë që ka

14:50 | 16 Prill 2026
rama-ne-rome,-shfleton-para-takimit-me-melonin:-duke-perseritur-mesimet,-se-motra-e-italise-s’te-fal-me-njohurite-qe-ka

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në Romë në një vizitë zyrtare.

Përpara takimit me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ai ka publikuar në Facebook një fotografi ku shihet duke shfletuar disa dokumente.

Me shaka, Rama shkroi se po i përsëriste “mësimet” përpara takimit me Melonin.

“Romë, duke përsëritur mësimet përpara takimit, se motra e Italisë nuk të fal me njohuritë që ka për çdo projekt🇦🇱😍🇮🇹“.

Komento: