Rama: Nga mbrëmë nuk ka asnjë familje që nuk ka një strehë

08:22 | 28 November 2019

Rama mbledh me mëngjes Qeverinë: Nga mbrëmë nuk ka asnjë familje që nuk ka një strehë.

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur serish qeverinë, duke theksuar se tashmë ka 1 plus 7 prioritete.

Sipas tij, kryeprioriteti është domosdoshmëria për të dhënë përgjigje adekuate për këte situatë dhe për tejkalimin e situatës së rëndë.

‘Na ra ne dhe ne duhet ta mbajmë, nuk kemi asnjë mundësi t`i shmangemi përballjes me këtë sfidë, që do ta shënojë në memorie një nga momentet më të pashlyeshme në çdo aspekt’ tha Rama.

Sipas tij, eshte e pakuptueshme qe te kete konto per ndihma ne bashki, duhen mbyllur dhe te gjitha ato qe adresohen te adresa unike qe te jene e integruar gjithcka, nuk ka pse kemi konto ne bashki qe jane jashte termetit dhe nga deshira e mire kane hapur konto, dhe kane sjelle ndihma aq shume sa duhet te frenojme pak dhe te fokusohemi te kontributi financiar direkt’- tha ai.

Rama ka bërë thirrje për qetësi në tejkalimin e kësaj situate të rëndë. Shefi i qeverisë tha se po punohet pa pushim, natë e ditë për të garantuar çdo nevojë ndaj famijeve të prekura.

Sipas tij, edhe pse situatë vijon të jetë e rëndë, ekipet duhet të punojnë për inventarizimin e familjeve që strehohen në hotele, por dhe verifikimet në terren në banesat apo shtëpitë e shkatërruara.

“Ndërkohë që bilanci i të vdekurve është rritur, kërkimet pa pushim të trupave heroike të shpëtimit nuk kanë arritur të nxjerrin më jetë nga gërmadhat, ata të cilët kanë vijuar dhe vijojnë të punojnë në kushtet e rrezikshmëria tanimë shumë të lartë, qofshin përfaqësuese të trupave tona dhe jo vetëm.

Është momenti për të ndihmuar psikologjikisht një popull të traumtizuar dhe nuk është momenti për audiencë, like dhe komente. Të gjithë të kontribuojnë sa të munden për të qetësuar shpirtrat e stërtrazuar të njerëzve dhe për të përçuar informacion real.

Kjo është koha e Psikologëve dhe jo e astrologëve. Nga mbrëmë nuk ka asnjë familje që nuk ka një strehë, që nuk është e mbrojtur nga shiu dhe e garantuar me ushqime. Duhet të punohet me shumë këmbëngulje. Do të na duhet shumë vëmendje ndaj këtyre njerëzve, shumë dinjitet në shërbimin ndaj tyre dhe do të na duhet një durim i hekurt, të cilin ne duhet ta kemi. Ne duhet të garantojmë kushtet optimale për në këto kushte, kur kanë humbur pasurinë e tyre.

Tani është momenti për të inventarizuar të gjithë kuadrin e situatës së familjes duke bërë verifikim strikte të familjeve që strehohen në hotele. Historia ka mësuar se bpotën ku jetojmë se këto janë situata se abuzimet shoqrojnë këtë situat, duhen të shamngen maksimalisht. Duhet intensifikuar puna për banesat fizike dhe të iventaruizoahet. Komiteti Kombëtar i Rindërtimit është krijuar që dje, është në fazën fillestare të punë dhe unë do të doja që të theksoja që ministria e Infrastrukturës, e cila meriton mirënjohej për gjithë sakrificën së bashku me kolegët e tjerë, që ju ka rëbnë detyra të përballejon në vijën e frontit, duhet të garanmtojëm përfshirejn e të gjithë inxhinierët nga të gjithë rrugët e jetësm nga sektori publike”-tha Rama.

Komento: