
Kryeministri shqiptar, Edi Rama është nisur sot drejt Washingtonit, në përgjigje të ftesës së presidentit amerikan, Donald Trump për pjesëmarrje në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes.
Me këtë rast, do të fillojë edhe aktiviteti i këtij bordi, ku Shqipëria do të jetë shtet themelues.
Ndryshe, pak ditë më parë, Rama u shpreh se “Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes.”, raporton TCh.
Bordi i Paqes synon forcimin e Paqes në Lindjen e Mesme dhe, njëkohësisht të ndërmarrjes së një qasje të re të guximshme për zgjidhjen e konfliktit global.