Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobonik në Berat.
Ai është shprehur se ky projekt plotëson të gjithë aksin e ri që përfshin rrugën Ballaban-Berat dhe Urën e Bilçës.
“Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobonik, në Berat. Një projekt, i cili plotëson të gjithë aksin e ri që përfshin rrugën Ballaban – Berat dhe Urën e Bilçës”.
“Ky është një aks me rëndësi strategjike për Beratin, si në zhvillimin e fshatrave, të cilët karakterizohen nga produkte të jashtëzakonshme, ashtu edhe për krijimin e një portofoli të ri vizitorësh që vijnë direkt nga jugu në qytetin e “Një mbi Një Dritareve”. Kjo rrugë do të shkurtojë ndjeshëm distancën e lëvizjes së mjeteve nga Droboniku, Bilça nëpërmjet Urës së re të Bilçës”, thuhet tutje në shkrimin e Ramës.