Rama: Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike

11:03 | 18 Maj 2024
rama:-nuk-lejohet-uzurpimi-i-prones-publike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se është bërë një tjetër ndërprerje ndaj punimeve ilegale nga Inspektorati i Kryeqytetit.

Rama me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se nuk lejohet uzurpimi i pronës publike, shkruan Ffront Online.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Një tjetër ndërprerje dhe ndërhyrje nga ana e Inspektoratit të Kryeqytetit ndaj punimeve ilegale në hapësirë publike në qendër të kryeqytetit – rruga “Fehmi Agani”, ka shkruar ai./Front Online/

Komento: