Rama nuk mund ta pajtohet me ikjen nga jeta të Dacit, ngushëllon familjen e tij

23:12 | 26 Janar 2019

Sot nga një aksident tragjik në Brezovicë, humbi jetën Arian Daci.

Kryeministri i Shqipërisë ka ngushëlluar familjen Daci për vdekjen tragjike të djalit të tyre, Arianit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se është e pamundur të gjinden fjalë për të ngushëlluar familjen dhe babain e Arianit, Nexhat Dacin.

Ky është postimi i Ramës në Facebook:

Çfarë trishtimi lajmi për humbjen e jetës së Arian Dacit dhe e pamundur të gjenden fjalë për të ngushëlluar familjen e babën e tij, mikun tim Nexhat Daci, të cilit i përcjell shprehjen vëllazërore të keqardhjes së thellë për këtë tragjedi të madhe familjare! I paharruar kujtimi.

Komento: