Rama pas bllokimit të Planit zhvillimor: Ky bojkot nga LVV-ja e PDK-ja, në dëm të qytetarëve

12:59 | 04 Korrik 2024
rama-pas-bllokimit-te-planit-zhvillimor:-ky-bojkot-nga-lvv-ja-e-pdk-ja,-ne-dem-te-qytetareve


Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas bllokimit të LVV-së dhe PDK-së për pjesëmarrje të qytetarëve në planin zhvillimor të Prishtinës.

Rama shkruan se LVV-ja dhe PDK-ja u bënë bashkë për të bllokuar vënien në diskutim publik të Planit zhvillimor të Prishtinës, i cili është dokumenti më i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit për periudhën 2024-2032.

“LVV-ja dhe PDK-ja u bënë bashkë për të bllokuar vënien në diskutim publik të Planit zhvillimor të Prishtinës, i cili është dokumenti më i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit për periudhën 2024 – 2032. Ky bojkot nga LVV-ja dhe PDK-ja është në dëm të qytetarëve të Prishtinës, sepse ua pamundëson të drejtën e tyre ligjore dhe kushtetuese për kontribut në këtë dokument të rëndësishëm”, shkroi Rama.

Me këtë rast Rama i falënderoi përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të Aleancës Kosova e Re, Nismës dhe Lëvizjes për Bashkim për përkrahjen e vazhdueshme në zhvillimin e kryeqytetit.

Komento: