Rama për zjarrfikësit: Ata janë heronjtë tanë të heshtur

14:03 | 24 Shkurt 2024
rama-per-zjarrfikesit:-ata-jane-heronjte-tane-te-heshtur

Kryetari i Prishtinës, Përparim Ramaka publikuar një fotografi ku shihen zjarrfikësit e kryeqytetit e për të cilët ka thënë se janë heronjtë tanë të heshtur.

Rama në llogarinë e tij në Facebook shkruan se zjarrfikësit tregojnë se janë gjithmonë në krye të detyrës dhe vendimtarë në momente kritike.

Duke folur për rastin lagjen “Mati 1” në Prishtinë, Rama tha se intervenuan menjëherë dhe shpëtuan jetë.

“Me këtë fotografi, zjarrfikësit tregojnë se janë gjithmonë në krye të detyrës dhe vendimtarë në momente kritike, si mbrëmë, e në rastet e fundit ku intervenuan menjëherë dhe shpëtuan jetë. Ata janë heronjtë tanë të heshtur! Shpëtimtarë të cilët me plot vullnet, guxim e sakrificë kujdesen që ne të jemi dhe të ndjehemi të sigurt. Ju faleminderit për punën tuaj të palodhshme e heroike”, ka shkruar Rama./Front Online

Komento: