Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se pesë shkolla të reja do të ndërtohet në kryeqytet.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tregoi se së bashku me IFC – International Finance Corporation, kanë nënshkruar marrëveshjen për nisjen e ndërtimit të pesë shkollave të reja “për fëmijët tanë drejt një arsimi më cilësor”.
Ai tha se këto 5 shkolla të reja do të ndërtohen në Arbëri, Mati 1, Veternik, Kalabri dhe në Qendër
Njoftimi i plotë:
5 shkolla të reja në #Kryeqytet
Së bashku me IFC – International Finance Corporation nënshkruam marrëveshjen për nisjen e ndërtimit të 5 shkollave të reja për femijët tanë drejt një arsimi më cilësor.
Këto 5 shkolla të reja do të ndërtohen në:
Arbëri
Mati 1
Veternik
Kalabri
Qendër
Brenda periudhës 2 vjeçare bashkë me IFC do të ndërtojmë gjithësej 8 shkolla.
Arsim cilësor.
Kushte më të mira për arsimtarë dhe nxënës.
Më pak trafik.
Më shumë punësim.