Rama: Po kërkojnë të futin xixa mes meje dhe Albinit

12:10 | 20 Qershor 2022

Edi Rama, po qëndron në Kosovë.

Kryeministri Edi Rama ka propozuar që në muajin nëntor të këtij viti të mbahet një Kuvend i përbashkët i dy Kuvendeve, të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai në fjalën e tij ka folur edhe për raportimet e vazhdueshme për raportet e tensionuara me Kurtin.

“Kërkojnë të futin xixa mes nesh, dhe çështje të hapura mes meje dhe homologut, dhe nuk ka te tilla”, tha Rama, shkruan Reporteri.net.

Kryeministri Kurti nuk e tha asnjë fjalë pas këtij deklarimi të homologut Rama.

Komento: