Rama pret ish-presidentin francez Hollande, ia akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

14:00 | 26 Qershor 2026
rama-pret-ish-presidentin-francez-hollande,-ia-akordon-medaljen-e-arte-te-mirenjohjes-publike

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka pritur sot në takim ish-presidentin e Francës, François Hollande.

Rama tha se në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, ia ka akorduar Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike.

“Vlerësim edhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për inkurajimin e rrugëtimit tonë europian dhe për besimin se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar”, shkroi Rama.

Komento: