Rama pret Janko Cerkvenik, diskutohet për krijimin e shoqatës së zjarrfikësve vullnetarë në kryeqytet

19:08 | 10 Dhjetor 2024
rama-pret-janko-cerkvenik,-diskutohet-per-krijimin-e-shoqates-se-zjarrfikesve-vullnetare-ne-kryeqytet

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama të martën ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së Zjarrëfikësve të Sllovenisë Janko Cerkvenik.

Kjo është bërë e ditur nga Rama përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjerash ai tha se në këtë takim është diskutuar për krijimin e Shoqatës së zjarrfikësve vullnetarë në kryeqytet.

“Sot, bashkë me Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica mirëpritëm Janko Cerkvenik, Kryetarin e Shoqatës së Zjarrfikësve të Sllovenisë, dhe Franci Petek, Komandant Nderi i Shoqatës së Zjarrfikësve të Sllovenisë. Shkëmbyem përvoja dhe diskutuam se si mund të ndihmojmë në krijimin e Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë në Prishtinë. Kryeqyteti mbetet gjithmonë i hapur për bashkëpunime që ndihmojnë në forcimin e sigurisë dhe gatishmërisë sonë për emergjenca”, ka shkruar Rama. /Gazeta10

Komento: