Edi Rama pret në zyrë ambasadoren e SHBA në OKB.
Ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfiel po zhvillon një vizitë 2-ditore në Shqipëri ku ka takuar zyrtarë të lartë të shtetit dhe shoqërinë civile.
Një prej tyre ka qenë Kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit ka publikuar një foto në rrjete sociale dhe shkruan: “Me anëtaren e kabinetit të Presidentit Biden, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield”.
Vizita e ambasadores vjen pasi Shqipëria kryesoi për 1 muaj Këshillin e Sigurimit në OKB.