Rama prezanton katër lokacione që do të tranformohen në kuadër të Mobilerisë Urbane

22:27 | 25 Gusht 2023
rama-prezanton-kater-lokacione-qe-do-te-tranformohen-ne-kuader-te-mobilerise-urbane

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar të premten katër lokacione apo plato të betonuara në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, të cilat do të transformohen në kuadër të Mobilerisë Urbane.

Lagjet ku do të realizohen këto projekte janë: Plato 1 (Bashkësia Lokale “Dardani”), Plato 2 (“Lakrishtë”), Plato 3 (Rr. Hyzri Talla – “Bregu i Diellit”) dhe plato 4 (Sheshi “Salih Çeku” – te Xhamia në Dardani).

Rama po ashtu  ka bërë të ditur edhe për ndryshimet në këto lokacione.

“Do t’i ndërrojmë pllakat, shtojmë gjelbërimin zonat rekreative dhe do të vendosim ndriçimin e ri”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Komento: