Rama publikon pamje nga parqet e kryeqytetit: Ejani dhe shijojeni këtë spektakël natyror

10:03 | 23 Mars 2024
rama-publikon-pamje-nga-parqet-e-kryeqytetit:-ejani-dhe-shijojeni-kete-spektakel-natyror

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga parqet e kryeqytetit dhe pamja që kanë marrë në pranverë.

Ai ka ftuar qytetarët që të frekuentojnë këto parqe.

”Pranvera ka zgjuar parqet e kryeqytetit duke ofruar ngrohtësi e lumturi me ngjyrat e saj të ndezura!  🌿 Pemët janë mbushur me lule, duke sjellë magji në Prishtinën tonë. Ejani qytetarë të dashur dhe shijojeni këtë spektakël natyror.  🌼 Ejani, festojmë rininë që pranvera na ofron! 🎉”, ka shkruar Rama.

Komento: