Rama: Punime intensive janë duke u zhvilluar në të gjithë Prishtinën

23:33 | 28 Qershor 2024
rama:-punime-intensive-jane-duke-u-zhvilluar-ne-te-gjithe-prishtinen

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po vazhdojnë punimet në mënyrë intensive në gjithë Prishtinën.

Ai ka thënë se po punohet pa ndërprerje për transformimin e kryeqytetit.

“Rrugë dhe trotuare më të gjera , me shumë pemë të mbjella , e bëjnë Lagjen e Muhaxherëve më të bukur dhe të qasshme.
Punime intensive janë duke u zhvilluar në të gjithë Prishtinën . Ekipi punon pa ndërprerje për transformimin e kryeqytetit , duke synuar ta bëjë atë një vend më të mirë për të jetuar dhe punuar”, shkruan Rama në Facebook./Front Online/

Komento: