Rama pyetet për raportet me Vjosa Osmanin, ja si përgjigjet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rama pyetet për raportet me Vjosa Osmanin, ja si përgjigjet

15:31 | 20 Qershor 2022

Për raportet me Vjosa Osmanin ka folur Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur nga gazetarët edhe për raportin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Express.

Ai tha se kur thotë presidenti Thaçi, nuk nënkupton se po e nënçmon ose anashkalon presidenten aktuale të Republikës së Kosovës.

Rama i uroi shëndet dhe lumturi Osmanit.

“Kur unë them presidenti Thaçi, kjo nuk nënkupton që unë nuk e di se cila është presidentja e Kosovës. Nga ana tjetër, Vjosa gëzon shëndet të plotë, nuk ka probleme me gjykatën e Hagës, kështu që unë i uroj shëndet dhe lumturi dhe nuk kam asnjë arsye që kur i adresohem Hashimit, të nënkuptoj se po nënçmoj apo anashkaloj presidenten aktuale të Republikës së Kosovës”, ka thënë Rama.

Komento: