Rama reagon ndaj Haradinajt, thotë se Kosova është ftuar në takimin e Mini-Shengenit

16:59 | 17 Dhjetor 2019

Edi Rama, ka reaguar kundër deklaratës së Haradinaj duke thënë se Kosova është ftuar në nivelin më të lartë njësoj në takimin e Mini-Shengenit Ballkanik.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha sot se Kosova nuk është e ftuar për takimin e radhës të Mini-Shengenit Ballkanik.

“Unë nuk marr pjesë në takimin e Mini-Shengen. Nuk kemi marrë ftesë”, iu përgjigj ai gazetarëve.

Por kryeministria i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Haradinaj, sipas së cilit Kosova nuk është ftuar në tryezën e MiniShengenit.

“Nisur nga një deklaratë e bërë nga kryeministri i dorëhequr i Kosovës sqarojmë se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin që në Kosovë ende nuk është formuar qeveria e re, Kosova është ftuar në nivelin më të lartë njësoj si në takimin e Ohrit, përmes ftesës drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi”, thote Zyra e Shtypit e Kryeministrit.

Komento: