Rama reagon pas kritikave për ngjarjen në Gramsh

22:30 | 21 August 2022

Ngjarja në Gramsh ka pasuar me reagime të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter, u është përgjigjur akuzave për incidentet në bazat ushtarake.

Rama mohoi të jetë cenuar siguria kombëtare, ndërsa shtoi se institucionet sipas tij, kishin funksionuar siç duhet.

“Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkon mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare,shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane,portale e faqe personale,duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!” shkruan Rama në Twitter.

Komento: