Rama: Shesh do ta bëjmë deri të ‘Rrethi i Flamurit’

21:34 | 22 December 2022

‘Zgjjerimi i sheshit ka qenë pjesë e programit tim elektoral’

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për ndryshimet që janë bërë gjatë këtij viti në rrugët e kryeqytetit.

Ai tha se shndërrimi i rrugës “George Bush” në shesh dhe ndryshime të tjera që janë bërë, kanë qenë pjesë e programit të tij elektoral.

“Çdo ndryshim i lëvizjes brenda qytetit fillimisht krijon një hezitim të lëvizjes së qytetarëve që i përdorin makinat në qytet sepse qytetarët gjatë ditës e kanë trasenë e njëjtë”, deklaroi Rama në Klan Kosova.

“E kam thënë edhe gjatë kampanjës që synimi ynë është që këmbësori të jetë i pari, trafiku urban, ai alternativ si biçikleta dhe trotinete i dyti dhe makinat të tretat”.

Sipas tij, sheshi i ri në rrugën “George Bush” do të hapet nga 8 janari për trafikun urban, por jo edhe për veturat private.

“Te katedralja deri më 8 janar do të jetë shesh, pra pa qasje të asnjë makine. Nga 8 janari hapet për trafikun urban, pra autobusët dhe taksitë, normal që rastet emergjente si ambulancat, policia, zjarrfikësit dhe të tjerët kanë qasje në çfarëdo kohe”.

Komento: