Edi Rama është pritur në takim në Turqi nga Presidenti turk Erdogan.
Kryeministri i Shqipërisë po vazhdon turin e takimeve me liderë të shteteve pas tërmetit katastrofik që goditi vendin tonë më 26 Nëntor.
Së fundmi, kreu i qeverisë shqiptare është takuar me Presidentin turk Erdogan gjatë një vizite në Turqi.
Erdogan ka premtuar se do të ndërtojë 500 banesa në Shqipëri për të prekurit nga tërmeti.
Gjatë vizitës në Turqi, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në një konferencë donatorësh me biznesmenë turq të cilët do të kontribuojnë për rindërtimin e ndërtesave të shembura nga tërmeti që goditi vendin tonë.