
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka takuar tregtarët e kqyeqytetit.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar se me ta ka ndarë projektin për transformimin e Tregut të Gjelbër.
“Transformimet më të mira ndërtohen në bashkëpunim me ata që e zhvillojnë këtë hapësirë çdo ditë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Një hapësirë moderne, funksionale dhe e denjë për tregtarët tanë. 🌿
Sot mirëprita tregtarët e Kryeqytetit, me të cilët ndamë projektin për transformimin e Tregut të Gjelbër dhe diskutuam idetë, nevojat dhe pritjet e tyre. Me këtë transformim po krijojmë kushte më të mira pune dhe një hapësirë që i jep jetë ekonomisë lokale.
Transformimet më të mira ndërtohen në bashkëpunim me ata që e zhvillojnë këtë hapësirë çdo ditë.