Rama thirrje shqiptarëve: Mbani agjërim se ju mbron nga koronavirusi

21:04 | 14 Mars 2020

Koronavirusi zyrtarisht në Shqipëri ka prekur 38 vetë, e një e moshuar ka ndërruar jetë pak ditë më parë në Durrës.

Kryeministri Edi Rama i sugjeroi sot shqiptarëve që të ndalin ushqimin e zakonshëm duke ngrënë 2 vakte me 16 orë agjërim, duke sugjeruar se u bën mirë dhe se bashkë me jogën po i aplikon edhe vetë.

Në një mesazh në televizionin e tij ERTV, z.Rama për të dytën herë sot, ashtu si mbrëmë, u kërkoi shqiptarëve edhe që të mos përdorin kondicionerët pasi siç tha ai, ndihmojnë në përhapjen e koronavirusit.

Të dy këto këshilla të kryeministrit Edi Rama nuk janë afishuar dhe këshilluar nga OBSH, organizatë e cila thekson që duhet të ushqehemi sa më shëndetshëm për një imunitet më të fortë.

Komento: