Rama thotë se Ambasadori Hill është mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur

19:15 | 07 Qershor 2022

Sot Edi Rama ka qëndruar në Mal të Zi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi bashkë me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, të cilët po qëndrojnë në Ohër për të marrë pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur.

Sipas Ramës, ambasadori Hill është një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Kënaqësi marrja e kafes së sapombërritjes në Ohër, me kryeministrin, Dritan Abazovič, i cili sot fut zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, si edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill, i cili është një mik i kahershëm i Shqipërisë e shqiptarëve, po edhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit të Hapur”, ka shkruar Rama.

Komento: