Stuhia në kryeqytet, Rama tregon se lisi i rrëzuar tek rruga “Luan Haradinaj” është larguar.
Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka thënë se janë angazhuar maksimalisht me të gjitha ekipet në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia dhe reshjet e shiut.
Rama ka treguar se kanë arritur të largojnë lisin e rrëzuar në rrugën “Luan Haradinaj” dhe se ëhtë pastruar ajo zonë.
Kreu i Prishtinës ka falendëruar punëtorët e Hortikulturës për reagimin e shpejt.
Reagimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Ju informojmë se jemi të angazhuar maksimalisht me të gjitha ekipet tona në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut.
Reagimi i ekipeve tona në terren bashkë me zjarrfikësit ka qenë i menjëhershëm, kemi larguar lisin e rrëzuar nga rruga “Luan Haradinaj” dhe e kemi pastruar zonën.
Faleminderojmë punëtorët nga @Hortikultura për reagimin e shpejt!