
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Ditën e Mësuesit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Rama publikoi një mesazh shoqëruar me energjinë e fëmijëve nga Manastiri, duke theksuar se gjuha shqipe është një lidhje e fortë mes shqiptarëve.
“MIRËMËNGJES dhe me energjinë e fëmijëve nga Manastiri, që na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës, ju uroj Gëzuar 7 Marsin dhe fundjavë të mbarë”, ka shkruar Rama