Rama: Vota e diasporës, mision i përmbushur; Hapëm një kapitull të ri

10:38 | 19 December 2024
rama:-vota-e-diaspores,-mision-i-permbushur;-hapem-nje-kapitull-te-ri

Votën e diasporës në zgjedhjet e majit 2025 Kryeministri Edi Rama e cilësoi një mision të përmbushur të qeverisë së tij. Në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës Rama tha se kur PS erdhi në pushtet, distanca mes shtetit dhe qytetarëve të tij që jetojnë jashtë ishte shumë e madhe ndërsa sot është hapur një kapitull i ri mes Shqipërisë, si vend amë dhe Diasporës.

“Më vjen shumë mirë që paralelisht kemi hapur kapitull të ri edhe mes Shqipërisë, si vend amë dhe Diasporës. Diasporës së hershme, diasporës së re. Programi ynë qeverisës i këtij mandati, ka një pjesë të veçantë që i kushtohet Diasporës. Një kalim i shpejtë i asaj çka është bërë, tregon se është hedhur një bazë mbi të cilën ka shumë akoma për të ndërtuar. Kur ne morëm detyrën, ishte shkretëtirë në marrëdhëniet mes shtetit dhe diasporës, një ngrehinë institucionale.

Akoma më shumë se kaq, pikënisja nga ku e ndërmorëm këtë rrugëtim ishte dëshpëruese, distanca mes shtetit dhe qytetarëve të tij jashtë vendit, qoftë edhe për gjënë më të vogël, ishte shumë e madhe. Ne ndërtuam një proces, strategji dhe sot jemi në kushtet kur funksionojmë me strategji kombëtare të Diasporës, kemi koordinatorë shtetërorë për diasporën, kemi një organizim që merr pamjen e vet më kuptimplotë në këtë tryezë.

Diaspora mbetet mbështetje e rëndësishme edhe në aspektin e drejtpërdrejt financiar për vendin… Jemi sot me kokën lart para shqiptarëve jashtë atdheut edhe për një arsye se tanimë është një mision i përmbyllur vota e diasporës”, tha Rama.

Komento: