Kryeministri shqiptar Edi Rama do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Ohër.
Sipas kabinetit të Vuçiqit, një takim trepalësh midis tyre do të mbahet këtë pasdite në orën 5:30,njofton Klan Kosova.
Takimi vjen si pjesë e një takimi të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër.
Siç mëson INA, delegacionet do të mbërrijnë të shtunën, ku në mbrëmje presidenti Stevo Pendarovski do të shtrojë darkë për kryeministrin shqiptar
Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa të dielën do të mbahet Samiti, i cili do të pasohet nga konferenca për shtyp e planifikuar në mesditë.
Rezerva ndaj këtij plani ka shprehur presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Ideja e krijimit të një “mini-shengeni ballkanik” qarkullon prej vitesh, por dy vende të tjera të rajonit, Kosova dhe Mali i Zi, e kanë kundërshtuar ashpër aplikimin e saj me pretendimin se në këtë mënyrë do të rikthehej ish-Jugosllavia. Fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në Kosovë, Albin Kurti, është shprehur se “mini-shengeni ballkanik” i dukej më tepër si një ide sesa një projekt, ndaj do të priste për të parë një tekst për të mësuar se cfarë nënkupton.
Samiti i parë u mbajt më 10 tetor, ku në tryezën e përbashkët të diskutimit nuk ishin të pranishëm liderët e tri vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor: Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjes. Ndërkaq, në kuadër të nismës për “mini-shengeni Ballkanik”, u bë me dije se mes përfaqësuesve të tri vendeve do të zhvillohet i radhës mes tre liderëve në Ohër.