Kohëve të fundit u bë edhe profesor në Universitet të Gjilanit “Kadri Zeka”, për çka analisti Sadri Ramabaja ua dha një lajm të mirë kolegëve të vet se një shkrim i tij është pranuar për botim në Pakistan në një revistë shkencore atje.
“Pakistan Journal of Life and Social Sciences”, i ka shkruar letër pranimi Ramabajës se një artikull i tij është pranuar për botim në vëllimin e 23’të këtë vit.
Postimi i Ramabajës:
Hapet sipari i fillimit të mbarë për vitin 2025!
Me kënaqësi, kolegë të punës në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, miq të dashur, ju njoftoj për pranimin e punimit tim hulumtues në një revistë të indeksuar në Scopus dhe Web of Science, me titull: “Fuqitë rajonale në raport me të ardhmen e Evropës: Një klasifikim i teorisë së lojës”.
Artikulli do të botohet në vëllimin 23, 2025.