Ramadani e Osmani po përgatiten për shtyrjen e zgjedhjeve

12:38 | 11 Shtator 2021

Nuk dihet ende sigurtë nëse do të ketë shtyrje të zgjedhjeve.

Kryetari i Kuvendit dhe numri dy në Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka qenë i pari zyrtar i lartë shtetëror që ka hedhur në publik idenë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale.

Pas një deklarate të tillë të Konjufcës, janë ngjallur shumë reagime, me partitë opozitare në qendër që kundërshtojnë shtyrjen dhe që drejtojnë gishtin nga Lëvizja Vetëvendosje se po i frikësohet përballjes me sovranin.

Pas gjithë këtij diskutimi, duket se në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe përgatitjes së terrenit për të shtyrë zgjedhjet janë vënë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Presidentja Osmani ka ftuar në takim partitë politike më 13 shtator në orën 17:00 për të diskutuar opinionin dhe rekomandimin e IKSHP-së dhe Taskë Forcës anti-COVID për ndikimin që zgjedhjet mund të kenë në situatën pandemike nëpër të cilën po kalon Kosova.

Shefi i stafit të presidentes Osmani, Blerim Vela, ndërkohë ka thënë se ky takim nuk është vendim për shtyrje të zgjedhjeve.

Ideja për shtyrjen e zgjedhjeve është kundërshtuar ashpër nga partitë opozitare. Kujtojmë se zgjedhjet e fundi janë mbajtur pavarësisht faktit se Kosova ishte në situatë pandemike.

Komento: