Ramadani i VV-së: Ministrat nën hetime do te jenë pjesë e listës zgjedhore

09:38 | 25 November 2024
ramadani-i-vv-se:-ministrat-nen-hetime-do-te-jene-pjese-e-listes-zgjedhore


Valon Ramadani deputeti i partisë në pushtet, shprehet se para listës zgjedhore të deputetëve, mazhoranca ka punë të tjera më të mëdha.

“Kemi ende punë të kryejmë por VV është shumë gati. Kemi ende punë të tjera para listës zgjedhore në Komisione e Kuvend, tani i vjen rendi atyre”, theksoi Ramadani për “Front Online”.

Ramadani për “Front Online” theksoi se anipse disa zyrtarë janë intervistuar nga Prokuroria ata do të jenë pjesë e listës zgjedhore.

Deputeti Ramadani thotë se çdo intervistim në  këtë periudhë është i porositur nga ish-regjimi.

Ai për fund u ka çuar një mesazh dy partive më të mëdha opozitare (PDK-LDK).

“LDK-PDK nuk mund të barazohen me neve sepse ata e kanë gërryer këtë vend, e kanë vjedhur”, shprehet Ramadani.

Ndryshe, zgjedhjet e fundit parlamentare që ishin mbajtur me 14 shkurt të vitit 2021, ku LVV kishte fituar shumicën e votave me 50,28% të votave apo 438 mijë e 334 vota, të pasuar nga PDK me 17,09% apo 148 mijë e 285 vota, LDK kishte fituar 12,73% apo 110 mijë e 985 vota, derisa AAK kishte dalur e katërta me 7,12% apo 62 mijë e 111 vota./FrontOnline/

Komento: