Ramadani kërkon kujdes: Krizat politike në Serbi, çdoherë janë përcjellë me ndonjë ri-tensionim të situatës në veri të Kosovës

13:08 | 23 December 2024
ramadani-kerkon-kujdes:-krizat-politike-ne-serbi,-cdohere-jane-percjelle-me-ndonje-ri-tensionim-te-situates-ne-veri-te-kosoves

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas protestave masive në Beograd.

Ramadani ka thënë se fatkeqësisht krizat politike në Serbi, çdoherë janë përcjellë me ndonjë ri-tensionim të situatës në veri të Kosovës.

“Prandaj, NATO shpresoj ia qartëson secilit që një ri-tensionim në veri në këtë periudhë do të ndëshkohet fuqishëm”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Protestat në Serbi paraqesin thirrjen për fund të regjimit autoritar atje. Opozita, studentët, shoqëria serbe në përgjithësi ka avancuar në përpjekjet për të ndryshuar regjimin.

Një prej akuzave kryesore atje del të jetë edhe rreth mirëmbajtjes që autoritarët ia bëjnë njëri-tjetrit.

Krizat politike në Serbi pothuajse çdoherë janë përcjellë me ndonjë ri-tensionim të situatës në veri të Kosovës. Fatkeqësisht.

Prandaj, NATO shpresoj ia qartëson secilit që një ri-tensionim në veri në këtë periudhë do të ndëshkohet fuqishëm.

Shpresoj ia precizon se ri-tensionimi në veri të Kosovës në javët e ardhshme do të nënkuptonte qartësisht përpjekje për shpëtimin e regjimit të autoritar.

Autoritarët do të rrëzohen kudo që janë. Demokracia triumfon.

Komento: