Ramadani-Sveçlës: Listës Serbe ia dhatë 360 mijë euro tri muaj pas Banjskës, KQZ-ja me partinë tënde

14:50 | 30 Shtator 2024
ramadani:-nga-e-premtja-verehet-nje-mungese-e-urrejtjes-dhe-arrogances-nga-pushteti

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, i është kundërpërgjigur Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, pas një interviste kur ky i fundit foli për përfshirjen e Listës Serbe prej sulmit paraushtarak në Banjskë e deri te dhuna ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Ramadani e filloi me një pyetje: “Shumë më intereson nëse këto informacione zyrtare Ministri Sfeçla ia ka dërguar edhe KQZ-së bre?”.

“A thua KQZ-ja nuk ka marrë të informata nga MPB, dmth nga Sfeçla, për rolin e Listës Serbe në këto raste të rrezikimit direkt të sigurisë sonë kombëtare?”, tha ai.

“I dashur Ministër, Fol bre edhe njëherë me KQZ-në. Dërgoji informacione zyrtare! Është detyrë Kushtetuese e jotja! Amaneti nuk është patetizëm, por kryerje e obligimeve Kushtetuese! Më mirë vonë se kurrë! Mos harro se 360 mijë euro KQZ-ja (duke përfshirë edhe partinë tënde, por jo vetëm!) ia ka ndarë Listës Serbe rrafsh 3 muaj e gjysmë pas sulmit terrorist në Bansjkë!”, ka shkruar mes tjerash Burim Ramadani.

Komento: