Ramazan Kadyrov kundër bisedimeve: Duhet t’i shkatërrojmë “shejtanët dhe nazistët”

12:37 | 29 Mars 2022

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov është shprehur kundër bisedimeve Rusi-Ukrainë që po mbahen sot në Turqi, duke thënë se “duhet ta përfundojmë atë që e kemi nisur, pastaj të vendosim”, shkruan NEXTA.

“Bindja ime e thellë është se këto negociata nuk do të bëjnë mirë. Sipas mendimit tim, është e nevojshme ta përfundojmë atë që e kemi nisur: shkatërrimin e Banderitëve, Nazistëve dhe Shejtanëve. Vetëm atëherë duhet të vendosim se çka të bëjmë pastaj”, deklaroi udhëheqësi i çeçenëve.

Në anën tjetër, sot po zhvillohen bisedimet në mes delegacioneve të Ukrainës dhe të Rusisë me ndërmjetësimin e Turqisë. Presidenti turk, Erdogan, është shprehur se “këto bisedime duhet të sjellin vendime të rëndësishme”.

Komento: