Ramë Buja: Shqetësuese udhëzimi administrativ nga Qeveria për financime për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë

13:33 | 16 Mars 2024
rame-buja:-shqetesuese-udhezimi-administrativ-nga-qeveria-per-financime-per-mbrojtjen-e-te-akuzuarve-ne-hage


Ish-komandanti i UÇK-së, Ramë Buj ka thënë se një gjë që mund ta bëjë shteti për të akuzuarit nga Gjyakata në Hagë, është që të kryejë obligimet financiare ndaj avokatëve të tyre.

“Shteti e ka për obligim të kryejë obligimet financiare që i ka të avokatëve të akuzuarve që janë atje, ndërsa për gjërat e tjera i ka marr të gjitha kompetencat gjykata, i ka të gjitha nivelet e gjyqësisë, kështu që e ka pak të vështirë. Por, obligimet financiare që janë të përcaktuara me ligj do të ishte mirë që t’i kryej, por sipas të gjitha gjasave është bërë një udhëzim administrativ, i ka korrigjuar ato veprime, ato mundësi për financime për mbrojtjen dhe kjo është diçka që më shqetëson”, u shpreh ai për Front Online.

Ndryshe, gjatë vitit që shkoi janë kryer bastisje me urdhër të Gjykatës Speciale në shtëpitë e disa bashkëpunëtorëve të ish-presidentit Hashim Thaçi, që është në mesin e të akuzuarve për krime lufte.

Po ashtu, Specialja ka arrestuar ish-deputetin Haxhi Shala e ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, nën akuzën për “pengim të administrimit të drejtësisë”.

Komento: