Ramës i tregohen prangat nga asamblistët e VV-së kur merr fjalën për dhënien në shfrytëzim të “Tulltores”

11:01 | 11 Shtator 2026

Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme.

Në rend dite, si pikë e parë është propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës te “Tulltorja”.

Në momentin kur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama mori fjalën për të folur lidhur me këtë propozim-vendim, asamblistët e LVV-së u panë me disa pranga në duar.

Ata me njërën dorë kanë goditur tavolinat dhe me tjetër i kanë treguar Ramës prangat.

Rama, megjithatë ka vazhduar fjalimin.

Komento: