Ramiz Kelmendi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në dhomat e paraburgimit pranë Gjykatës Speciale në Hagë.
Këtë e ka bërë të ditur vet Kelmendi nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka treguar se ka taktuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe ish-nënkryetarin e OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Ai thotë se për shkak të disa procedurave teknike nuk ka arritur të takojë ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqin, por thotë se ka shuar atje t’i mbështesë për të përballur izolimin e padrejtë të tyre.
“Që të gjithë janë mirë me shëndet, të shoqëruar e unik, afër njëri tjetrit siç ishin në luftë. Të bindur e të paluhatshëm në luftën e drejtë të Kosovës dhe UÇK-së!”, thotë Kelmendi.
Ky është postimi i tij i plotë:
Kam qëndruar për vizitë në Hagë, liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Takova ish-Presidentin e Republikës z.Hashim Thaçi, ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli, ish-Deputetin e Kuvendit të Kosovës z.Rexhep Selimi dhe ish-N/Kryetarin e OVL të UÇK-së z. Nasim Haradinaj!
Keqardhje që për shkak të disa procedurave teknike, krejt legjitime, nuk arrita ta takojë edhe ish-Kryetarin tjetër të Kuvendit të Kosovës z.Jakup Krasniqi.
Qëllimi i vizitës time atje, ishte mbështetja për të përballuar izolimin e padrejtë të tyre.
Që të gjithë janë mirë me shëndet, të shoqëruar e unik, afër njëri tjetrit siç ishin në luftë. Të bindur e të paluhatshëm në luftën e drejtë të Kosovës dhe UÇK-së!
Përcjellë me këtë rast, përshëndetjet e tyre për kombin shqiptar.
Kam dalur nga takimi, i frymëzuar me krenarinë që e kishin.
Ramiz Kelmendi.