Ramiz Lladrovci bëhet ‘pilot’: Udhëheqja e një komune është sikur drejtimi i këtij aeroplani

14:06 | 09 Qershor 2021

“Udhëheqja e një komune është sikur drejtimi i këtij aeroplani. Besimi qytetar është themelor për të pasur jo vetëm vullnet e dëshirë, por edhe guxim për ta drejtuar”, kështu ka thënë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një postim në Facebook, ku edhe ka postuar disa foto.

“Vërtetë, në jetë kam drejtuar makina të ndryshme, të punës, luksoze e luftarake, traktor e bager, 128 e PZ, deri te benzi e pincgaueri, por aeroplani është diçka tjetër.

Udhëheqja e një komune është sikur drejtimi i këtij aeroplani. Besimi qytetar është themelor për të pasur jo vetëm vullnet e dëshirë, por edhe guxim për ta drejtuar”, ka shkruar Lladrovci.

Komento: