Ramiz Lladrovci flet pë aderimin e Kica-Xhelilit në LDK: Adresa më e mirë do të ishte PDK-ja, dëm që nuk erdhi tek ne

17:00 | 08 Shtator 2022

Lladrovci për Kica-Xhelilin: Adresa më e mirë do të ishte PDK-ja, dëm që nuk erdhi tek ne.

Kryetari i Komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas kalimit të deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi, Lladrovci ka deklaruar se Kica-Xhelili është dëshmi për gruan e fortë në politikë, e cila ia përplasi derën partisë së shumicës.

“Politika nxjerr bërllokun në shesh më shpejt se profesionet tjera. Doarsa tregoi në politikë si mund të jesh vetja, vetja përball joshjes së pushtetit dhe shpërblimit që vije nga shumica. Trushpëlarët ditëve të fundit po e sulmojnë në rrjete sociale pa nda, por, nuk do të kenë sukses kundër një gruaje të fortë”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka thënë se rreshtimi i saj kundër shumicës parlamentare është arritje kundër mashtrimit.

Në fund, Lladrovci ka deklaruar se adresa më e mirë e deputetes Kica-Xhelili do të ishte në PDK.

“Adresa më e mirë e saj, për këtë guxim ku forca e bën fuqinë, do të ishte PDK-ja. Dëm që nuk erdhi tek ne”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Gratë e forta në politikë, nuk janë të rralla, por, për fat të keq, bota mashkullore i mbivoton me zhurmë e mashtrime. Mbivotimin e zërit të gruas nuk e kemi lejuar në Drenas.

Dëshmi për gruan e fortë në politikë është Doarsa Kica Xhelili e cila ia përplasi derën partisë së shumicës. Politika nxjerr bërllokun në shesh më shpejt se profesionet tjera.

Doarsa tregoi në politikë si mund të jesh vetja, vetja përball joshjes së pushtetit dhe shpërblimit që vije nga shumica. Trushpëlarët ditëve të fundit po e sulmojnë në rrjete sociale pa nda, por, nuk do të kenë sukses kundër një gruaje të fortë.

Rreshtimi kundër shumicës parlamentare është arritje kundër mashtrimit. Adresa më e mirë e saj, për këtë guxim ku forca e bën fuqinë, do të ishte PDK-ja. Dëm që nuk erdhi tek ne.

Komento: