Ramiz Lladrovci liron nga detyra dy drejtorë të drejtorive komunale

12:59 | 12 January 2023

Lladrovci liron nga detyra dy drejtorë të drejtorive komunale.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se ka liruar nga detyra dy drejtor të drejtorive komunale.
Përmes një njoftimi në Facebook, Lladrovci është shprehur se ka vepruar kështu me qëllim të ngritjes se performances dhe efikasitetit të kabinetit, përcjell lajmi.

“Të enjten, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka liruar nga detyra dy drejtor të drejtorive komunale. Më qëllim të ngritjes se performancës dhe efikasitetit të Kabinetit tim, kam marrë vendim për lirim nga detyra e dy drejtorëve të drejtorive, z. Ruzhdi Lestrani dhe znj. Egzona Jetullahu-Gjoshi. I falënderova për bashkëpunimin dhe urova suksese në punën e tyre të mëtejme. “Ky vendim nuk ishte i lehtë, sepse, me vite kemi punuar e bashkëpunuar për të qenë komuna më e mirë në performancën komunale.”, thuhet në njoftim.

Tutje, është bërë e ditur se së shpejti do të merret vendim për plotësimin e lëtyre vendeve.

Komento: